Rrahje brutale në UFC: Luftëtarit meksikan i çahet veshi, gjaku ia mbulon fytyrën

Luftëtari meksikan i UFC-së, Jose Peñaloza pësoi një dëmtim të tmerrshëm në një ndeshje. Luftëtari Dorian Ramos mbrojti titullin e tij UWC (Ultimate Warrior Challenge) në peshën pendë pasi mposhti meksikanin Jose Peñaloza në Meksikë. Ndeshja u shënua nga një dëmtim i tmerrshëm i Peñalosas, veshi i djathtë i të cilit u dëmtua plotësisht nga…

Sport

02/05/2023 16:44

Luftëtari meksikan i UFC-së, Jose Peñaloza pësoi një dëmtim të tmerrshëm në një ndeshje.

Luftëtari Dorian Ramos mbrojti titullin e tij UWC (Ultimate Warrior Challenge) në peshën pendë pasi mposhti meksikanin Jose Peñaloza në Meksikë.

Ndeshja u shënua nga një dëmtim i tmerrshëm i Peñalosas, veshi i djathtë i të cilit u dëmtua plotësisht nga goditjet.

Luftëtari fatkeq ka marrë disa goditje tejet të forta në kokë nga Ramos dhe në një moment i ka “shpërthyer” veshi dhe gjaku i është derdhur thuajse në të gjithë trupin.

Pas një dëmtimi të rëndë, gjyqtari u detyrua të ndërpresë përleshjen.

Pamjet e rrahjes në ring mund t’i shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/