Vetëm Casemiro mund t’i kthej fjalën Bruno Fernandesit, momenti kur e çorton futbollistin e Manchester Unitedit

Skuadra e Manchester Unitediti arriti fitore të madhe dje ndaj Aston Villa me rezultatin minimal 1 me 0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Premier League. Një video në rrjetet sociale ka marrë shumë vëmendje, ku shihet mesfushori brazilian, Casemiro duke i kërkuar shpjegim kapitenit të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, shkruan Lajmi.net…

Sport

01/05/2023 12:02

Skuadra e Manchester Unitediti arriti fitore të madhe dje ndaj Aston Villa me rezultatin minimal 1 me 0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Premier League.

Një video në rrjetet sociale ka marrë shumë vëmendje, ku shihet mesfushori brazilian, Casemiro duke i kërkuar shpjegim kapitenit të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, shkruan Lajmi.net

Ishte minuta e fundit, ku futbollisti portugez rrezikoi shumë me një top të gjatë në vend se ta kontrollonte lojën dhe të iknin minutat.

Për këtë rast, Casmiro iu afrua lojtarit pas ndeshjes dhe e pyeste pse e mori këtë vendim.

Duket se veç Casemiro mund t’i kthej fjalën lojtarit portugez, i cili është shumë i zhurmshëm gjatë ndeshjeve.

Skuadra e Manchester Unitedit pas fitores së djeshme në “Old Trafford” shkon në kuotën e 63 pikëve në pozitën e katërt./Lajmi.net/