Çfarë partnershipi, pilotët e Aston Martinit marrin vëmendje gjatë garës në Baku: Nuk do e sulmojë, jemi në të njëjtën garë
Dje gjatë ditës u mbajt gara e Çmimit të Madh në Baku të Azerbajxhanit, ku si fitues doli piloti i Red Bull, Sergio Perez. Por, vëmendje morën dy pilotët e Aston Martinit, Fernando Alonso dhe Lans Stroll, shkruan Lajmi.net Në radio gjatë garës, Stroll komunikoi me ekipin e tij dhe i tha se nuk do…
Sport
Dje gjatë ditës u mbajt gara e Çmimit të Madh në Baku të Azerbajxhanit, ku si fitues doli piloti i Red Bull, Sergio Perez.
Por, vëmendje morën dy pilotët e Aston Martinit, Fernando Alonso dhe Lans Stroll, shkruan Lajmi.net
Në radio gjatë garës, Stroll komunikoi me ekipin e tij dhe i tha se nuk do ta sulmojë Fernando Alonson, sepse të dy po luajnë në të njëjtën lojë.
“Unë s’do e sulmojë, ne jemi në të njëjtën lojë”, tha Stroll në radio
Kurse Fernando Alonso i tha ekipit të tij përmes radios, se piloti i të njëjtit ekip mund ta kalojë.
Në fundin e garës, dy pilotët morën pozita të mira. Fernando Alonso e mbylli garën në vendin e katërt, kurse Stroll në vendin e shtatë./Lajmi.net/
Lance and Fernando, a dream partnership at @AstonMartinF1 ?#AzerbaijanGP #F1 pic.twitter.com/NAkWf7bEcc
— Formula 1 (@F1) May 1, 2023