29 vite nga aksidenti i Ayrton Senna, kush ishte piloti brazilian? I vetmi që guxoi ta quante sportin “politikë”
Janë bërë 29 vite nga aksidenti i tmerrshëm dhe fatal i Ayrton Senna, ku la të vdekur në vend pilotin e Formula 1. Njeriu që ende pa u futur në Formula 1 tha se: ”Ky sport është politikë, është gjithçka për para. Kjo u tregua edhe në vitin kur Ayrton Senna iu bashkua McLaren-it, shkruan…
Sport
Janë bërë 29 vite nga aksidenti i tmerrshëm dhe fatal i Ayrton Senna, ku la të vdekur në vend pilotin e Formula 1.
Njeriu që ende pa u futur në Formula 1 tha se: ”Ky sport është politikë, është gjithçka për para. Kjo u tregua edhe në vitin kur Ayrton Senna iu bashkua McLaren-it, shkruan Lajmi.net
Piloti ishte duke kryesuar garën dhe ishte afër fitores, kur i erdhi një mesazh në radio, ”Je shumë para, ngadalëso”.
Dhe, çfarë bëri braziliani? Përplasi makinën në murë duke humbur garën e madhe të Moskës.
Alain Prost, i cili quhej “Profesor” ishte shkaktari kryesor që Senna e humbi garën, pra Prost ishte i lidhur politikisht me skuadrën dhe Formula 1.
“Ai nuk donte të më mundte. Ai donte të më poshtëronte. Ai donte t’i tregonte njerëzve që është më i fortë. Shumë më i mirë. Dhe kjo është pika e tij e dobët”, kishte thënë Prost pas garës.
Tifozët e quanin të pavdekshëm, por pak ditë para aksidentit – Senna kishte dhënë një deklaratë interesante në lidhje me këtë:
“Meqenëse besoj në Zot dhe kam besim te Zoti, nuk do të thotë se jam i pavdekshëm. Nuk do të thotë që jam imun, siç është pohuar. Unë jam shumë i frikësuar sa kushdo që lëndohet, veçanërisht duke drejtuar një makinë të Formula 1.”
Përveç që ishte pilot fantastik, ndoshta më i miri në histori, Senna pas vetës kishte edhe “njerzillëk”. Kujtohet viti 1992, kur gjatë garës ndaloi makinën e tij për ta ndihmuar kundërshtarin, Erik Comas.
“Ai erdhi me shpejtësi tek unë dhe gjëja e parë që bëri fiku motorin, më shpëtoi jetën, sepse po të vazhdonte ashtu, motori do merrte flakë dhe makina do shpërthente. Më shpëtoi vërtetë”, ishte deklarata e Erik Comas pas incidentit.
Nuk do të harrohet asnjëherë, Senna ndërroi jetë më 1 maj 1994 pas një aksidenti me makinën e Formula 1 në Bologna të Italisë./Lajmi.net/