“Zonja e Vjetër” nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Bolognas
Skuadra e Juventusit ka barazuar 1 me 1 ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Orsolini në minutën e 10’të nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Lajmi.net Pikërisht nga pika e bardhë e penalltisë mysafirët paten mundësi…
Sport
Skuadra e Juventusit ka barazuar 1 me 1 ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Orsolini në minutën e 10’të nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Lajmi.net
Pikërisht nga pika e bardhë e penalltisë mysafirët paten mundësi ta barazonin rezultatin në minutën e 31’të, por sulmuesi Milik gaboi nga 11-metërshi.
The Milik penalty ?
— Juve Canal (@juve_canal) April 30, 2023
Në pjesën e dytë, “Zonja e Vjetër” ishte më e rrezikshme dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 61’të me anë të sulmuesit polak, Milik.
Me këtë pikë të fituar, Juventus shkon në kuotën e 60 pikëve në pozitën e 3-të, vetëm tri më shumë se vendi i katërt, pestë dhe gjashtë Inter, Milan dhe Roma (57). Kurse Bologna ngritët në vendin e 8-të me 45 pikë./Lajmi.net/
Great strike from Arkek Milik but what a job from Samuel Iling-Junior, an absolute baller! ??pic.twitter.com/X2SHZCbHLk
— Max Statman (@emaxstatman) April 30, 2023