Shpati Zeka i argjendtë në Kuvajt

Nuk kanë të ndalur sukseset e Kosovës në xhudo, këtë herë bëhet fjalë për garën Asian Open në Kuvajt. Shpati Zekaj ka arritur të dekorohet me medaljen e argjendtë, si dhe ka shënuar edhe pikë olimpike, transmeton lajmi.net. Trajneri i Kosovës, Driton Kuka, pas suksesit të Zekajt, ka thënë se i riu ka ende shpresa…

Sport

30/04/2023 09:11

Nuk kanë të ndalur sukseset e Kosovës në xhudo, këtë herë bëhet fjalë për garën Asian Open në Kuvajt.

Shpati Zekaj ka arritur të dekorohet me medaljen e argjendtë, si dhe ka shënuar edhe pikë olimpike, transmeton lajmi.net.

Trajneri i Kosovës, Driton Kuka, pas suksesit të Zekajt, ka thënë se i riu ka ende shpresa për kualifikim për Lojëra Olimpike.

“Kupa Botërore në Kuvajt ishte garë testuese për Shpatin, Riosin, Deborën dhe Fatjonën që së shpejti të bashkohen me ekipin elitar! 4 garues 3 medalje me perfomancë solide dhe me pasqyrë të duhur për mua për të ngritur formën e tyre! Medalja e Shpatit, e para sivjet për meshkuj në Kupat Botërore kualifikuese për xhudon! Ecim tutje”, tha fillimisht Kuka.

Tutje, ai tha se Botërori i Xhudos fillon për një javë, ndërsa shfaqi shpresën për medalje edhe atje.

“Gjithmonë e përjetë – Kosova mbi të gjitha”, përfundoi ai./Lajmi.net/