Kampioni i botës në boks viziton ushtarët ukrainas në luftë, lanson granata drejt forcave ruse

Aleksandër Usyk, kampion profesionist botëror në boks, vizitoi ushtarët e Ukrainës që po luftojnë kundër Rusisë në front të luftës. 36-vjeçari kampion bote në versionet WBA, IBF dhe WBO, donte të ngrinte moralin e luftëtarëve ukrainas nga Brigada e 24-të e Motorizuar, transmeton lajmi.net. Ai personalisht ka gjuajtur disa granata në drejtim të pozicioneve të…

Sport

29/04/2023 16:32

Aleksandër Usyk, kampion profesionist botëror në boks, vizitoi ushtarët e Ukrainës që po luftojnë kundër Rusisë në front të luftës.

36-vjeçari kampion bote në versionet WBA, IBF dhe WBO, donte të ngrinte moralin e luftëtarëve ukrainas nga Brigada e 24-të e Motorizuar, transmeton lajmi.net.

Ai personalisht ka gjuajtur disa granata në drejtim të pozicioneve të armikut, të cilat janë regjistruar dhe transmetuar në rrjetin social Tik-Tok.


Pas gjuajtjes së granatave, Alexander Usyk, i lindur në Krime në Simferopol, i cili është pjesë e Federatës Ruse që nga viti 2014, qeshi me ushtarët ukrainas pas të shtënave.

Ukrainasit nuk specifikojnë se në cilën pjesë të frontit ishte Usyk. /Lajmi.net/