Dy medalje tjera nga xhudo për Kosovën, kësaj radhe vijnë nga Kuvajti
Është duke u zhvilluar Kupa Botërore “Asian Open” në Kuvajt në sportin e xhudos dhe sigurisht që nuk mungojnë edhe sportistët nga Kosova. Madje, dy xhudiste femra arriten të fitonin medalje nga ky turne, shkruan Lajmi.net Debora Gjakova në kategorinë -63 kilogram i sjell Kosovës një medalje të argjendtë. Njëjten medalje e fitoi edhe xhudistja…
Sport
Është duke u zhvilluar Kupa Botërore “Asian Open” në Kuvajt në sportin e xhudos dhe sigurisht që nuk mungojnë edhe sportistët nga Kosova.
Madje, dy xhudiste femra arriten të fitonin medalje nga ky turne, shkruan Lajmi.net
Debora Gjakova në kategorinë -63 kilogram i sjell Kosovës një medalje të argjendtë.
Njëjten medalje e fitoi edhe xhudistja tjetër kosovare, Fationa Kasapi – e cila në kategorinë -57 kilogram zuri vendin e tretë.
Kurse gjatë ditës së nesërme garojnë dy xhudistët tjerë: Shpat Zekaj dhe Rios Kuka./Lajmi.net/