“Djajtë e Kuq” marrin një pikë të vlefshme në luftë për një vend në UEFA Champions
Skuadra e Manchester Unitedit ka marrë një pikë të madhë në udhëtim kundër Tottenham Hotpsur në barazimin 2 me 2, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 33-të në Premier League. Ekipi i Erik ten Hak e nisi për mrekulli ndeshjen, ku në minutnë e shtatë Jadon Sancho shënoi për shifrat 0 me 1, shkruan…
Sport
Skuadra e Manchester Unitedit ka marrë një pikë të madhë në udhëtim kundër Tottenham Hotpsur në barazimin 2 me 2, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 33-të në Premier League.
Ekipi i Erik ten Hak e nisi për mrekulli ndeshjen, ku në minutnë e shtatë Jadon Sancho shënoi për shifrat 0 me 1, shkruan Lajmi.net
Në fundin e pjesës së parë, mysafirët shënuan edhe një herë me anë të sulmuesit anglez, Marcus Rashford.
WHAT A GOAL FROM MARCUS RASHFORD ?
— United Clip (@unitedclip) April 27, 2023
Në pjesën e dytë, ekipi i Ryan Mason ishte më e mirë dhe arriti të shënonte dy gola.
Fillimisht shënoi Pedro Porro në minutën e 56’të, kurse golin e barazimit e shënoi koreani, Son Heung-Min në minutën e 79’të.
Ky barazim i shkon përshtati “Djajve të Kuq”, pasi tani shkon në kuotën e 60 pikëve në pozitën e katërt, gjashtë më shumë se vendi i pestë, Tottenham Hotspur (54)./Lajmi.net/
GOAL | Tottenham 2-2 Manchester United | Sonpic.twitter.com/GvcJue2pJS
— VAR Tático (@vartatico) April 27, 2023