Tenisti pezullohet për më shumë se një vit për shkak të dopingut
Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA) njoftoi sot se tenisti sllovak Andrej Martin është suspenduar për 14 muaj për shkelje të rregullave të dopingut, raporton AP. Martin, i cili regjistroi renditjen e tij më të mirë në shkurt të vitit 2020 kur ishte në vendin e 93-të në listën ATP, rezultoi pozitiv për agjentin…
Sport
Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA) njoftoi sot se tenisti sllovak Andrej Martin është suspenduar për 14 muaj për shkelje të rregullave të dopingut, raporton AP.
Martin, i cili regjistroi renditjen e tij më të mirë në shkurt të vitit 2020 kur ishte në vendin e 93-të në listën ATP, rezultoi pozitiv për agjentin anabolik SARM S-22 në turneun në Bratislavë në qershor të vitit të kaluar.
“Gjykata e pavarur zbuloi se Martin nuk kishte marrë me vetëdije një substancë të ndaluar”, tha ITIA në një deklaratë, duke shtuar se substanca ishte në shishen e ujit të shokut të tij të skuadrës, të cilën ai gabimisht e pinte gjatë një turneu të futbollit në të njëjtin muaj.
Gjatë seancës, shoku i skuadrës së Martinit, pranoi se kishte shtuar pika ostarine në shishen e tij.
Në një deklaratë, gjykata theksoi se “barra e përgjegjësisë për atë që sjellin lojtarët është mbi veten e tyre”, dhe vendosi se një ndalim 14-mujor ishte i përshtatshëm për shkak se shkelja nuk ishte e qëllimshme.
Pezullimi i Martin skadon më 5 qershor të vitit të ardhshëm./Lajmi.net/