Pas 76 vitesh, një futbollist i shënon katër gola Real Madridit
Pas plot 76 vitesh një futbollist i shënon katër goal Real Madridit. Këtë sonte e bëri Taty Castellanos, në fitoren 4-2 të Gironas përballë “galaktikëve”, përcjell lajmi.net. Castellanos realizoi “poker” me golat në minutat 12′, 24′, 46′ dhe 62′, për t’u zhvlerësuar totalisht kështu golat e Vinicius dhe Lucas. Ky ishte triumfi i 11 këtë…
Sport
Pas plot 76 vitesh një futbollist i shënon katër goal Real Madridit.
Këtë sonte e bëri Taty Castellanos, në fitoren 4-2 të Gironas përballë “galaktikëve”, përcjell lajmi.net.
Castellanos realizoi “poker” me golat në minutat 12′, 24′, 46′ dhe 62′, për t’u zhvlerësuar totalisht kështu golat e Vinicius dhe Lucas.
Ky ishte triumfi i 11 këtë edicion i skuadrës nga “Estadi Montilivi”, ndërsa për madrilenët disfata e gjashtë, krahas 20 fitoreve e pesë barazimeve, për të mbetur kështu edhe më prapa në garën për titull, për të cilin duket se djelmoshat e Ancelottit veçse janë dorëzuar.
Xhiron e ardhshme, Girona i shkon Sevillas në “Ramon Sanchez Pizuan”, kurse Real Madridi do të jetë nikoqir i Almerias në mitikun “Santiago Bernabeu”.