Java e Kombëtares së Kosovës

Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës tashmë kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Euro 2024. Kjo javë i takon Kombëtares së Kosovës. Të enjten prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është ndeshja Kosova – Mali i Zi. Ndërsa të dielen prej orës 18:00 është takimi Sllovenia…

Sport

24/04/2023 17:35

Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës tashmë kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Euro 2024. Kjo javë i takon Kombëtares së Kosovës.

Të enjten prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është ndeshja Kosova – Mali i Zi. Ndërsa të dielen prej orës 18:00 është takimi Sllovenia – Kosova që luhet në Velenje.

“Kemi disa mungesa të rëndësishme, ndërsa disa prej lojtarëve janë të lodhur për shkak të ndeshjeve të shumta e të shpeshta në nivel klubesh. Por përkushtimi është maksimal për të konfirmuar nivelin që e kemi arritur. Ndeshja me Malin e Zi nuk do të jetë e lehtë për ne, por nuk do të jetë e lehtë as për Malin e Zi”, ka thënë selektori Bujar Qerimi.

Të dielën mbrëma ishte stërvitja e parë e Kombëtares, ndërsa stërvitja tjetër u zhvillua të hënën paradite.
Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa lojtarët janë të vendosur për ta shfrytëzuar maksimalisht këtë grumbullim për hapin tutje dhe ambientimin e ardhjeve të reja./Lajmi.net/