Real Madridi vazhdon me fitore në La Liga, shtatë pikë larg Barcelonës

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 2 me 0 ndaj Celta Vigos, e vlefshme për javën e 30-të në La Liga. Në minutën e 42’të, ishte Asensio ai që shënoi për ta zhbllokuar ndeshjen, shkruan Lajmi.net Asensio goal Real Madrid 1-0 Celta pic.twitter.com/uzDnqXcwzt — جَعْفَر🇺🇸 (@starboijnr) April 22, 2023…

Sport

22/04/2023 22:58

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 2 me 0 ndaj Celta Vigos, e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Në minutën e 42’të, ishte Asensio ai që shënoi për ta zhbllokuar ndeshjen, shkruan Lajmi.net

Në pjesën e dytë, ekipi i Carlo Ancelottit shënoi edhe një gol me anë të mbrojtësit, Eder Militao në minutën e 48’të.

Me këtë fitore, Real Madridi tani shkon në kuotën e 65 pikëve në pozitën e dytë, shtatë më pak se lideri Barcelona (73) që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/