Arteta thotë se kundër Southmaptonit nuk ishte finale, paralajmëron Cityn për ndeshjen direkte
Arsenali të premten mbrëma bëri një hap prapa në luftën e tyre për titull të kampionit në Premierligë. “Topçinjtë” barazuan 3:3 në një ndeshje dramatike me ekipin e Southamptonit, në kuadër të javës së 32-të. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta tha pas ndeshjes se sfida ndaj Southamptonit nuk ishte një “finale” dhe se ekipi i…
Sport
Arsenali të premten mbrëma bëri një hap prapa në luftën e tyre për titull të kampionit në Premierligë.
“Topçinjtë” barazuan 3:3 në një ndeshje dramatike me ekipin e Southamptonit, në kuadër të javës së 32-të.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta tha pas ndeshjes se sfida ndaj Southamptonit nuk ishte një “finale” dhe se ekipi i tij ka edhe disa ndeshje para.
“Nuk është një finale sepse ka ende gjashtë ndeshje përpara”, tha Arteta në konferencë për media pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.
“Shqetësimi është kthimi i atyre momenteve, veçanërisht nëse lojtarët në disa momente janë në dyshim. Në futboll kaloni momente kur bëni gabime dhe nuk jeni në një moment të mirë, por duhet të largoheni nga kjo”.
“Në futboll, kur ka presion të madh, normalisht lojtarët fillojnë të fshihen; Unë nuk pashë asnjë lojtar të vetëm që e bëri këtë. Nuk mund t’i dua më shumë lojtarët e mi, vërtetë. Kështu u thashë atyre”.
Arteta foli edhe për ndeshjen direkte me Manchester Cityn në stadiumin “Etihad”.
Ai tha se për atë përballje do të përgatiten shumë mirë.
“Është bukuria e këtij sporti, ju dëshironi të jeni në këto pozicione. Ne do të kemi një udhëtim të jashtëzakonshëm në Mançester dhe do të përgatitemi shumë mirë”, shtoi trajneri i Arsenalit.
Londinezët kanë 75 pikë në pozitën e parë, pesë më shumë se Manchester City që ka dy takime më pak të zhvilluara./Lajmi.net/