Festë përkundër barazimit, “Topçinjtë” sigurojnë Championsin pas gjashtë sezoneve

Skuadra e Arsenalit barazoi 2 me 2 ndaj rivalit lokal, West Ham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Premier League. Ky rezultat i barabartë e rrezikon shumë ekipin e Mikel Artetas në luftë për titullin kampion, pasi tani janë vetëm katër pikë larg vendit të dytë, Manchester City – kjo e fundit…

Sport

16/04/2023 17:45

Skuadra e Arsenalit barazoi 2 me 2 ndaj rivalit lokal, West Ham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Premier League.

Ky rezultat i barabartë e rrezikon shumë ekipin e Mikel Artetas në luftë për titullin kampion, pasi tani janë vetëm katër pikë larg vendit të dytë, Manchester City – kjo e fundit ka një ndeshje më pak, shkruan Lajmi.net

Por, edhe pse rezultat i barabartë, skuadra e Arsenalit duhet të festojë sonte – pasi ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në UEFA Champions League për sezonin e ri 2023/24.

Arsenali për herë të fundit në Ligën e Kampionëve mori pjesë gjatë sezonit 2016/17, pra kjo arritje sigurohet pas gjashtë sezoneve./Lajmi.net/