Kur Milani lëshon pikë, e ‘kopjon’ edhe Interi / Nerazzurrët mposhten në shtëpi
Skuadra e Interit ka pësuar humbje në “Guiseppe Meaza” me rezultatin minimal 0 me 1 ndaj AC Monza, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të në Serie A. Ekipi i Simone Inzaghit pësoi një humbje dhe rrezikon sigurimin e një vendi në Champions, shkruan Lajmi.net Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi…
Sport
Skuadra e Interit ka pësuar humbje në “Guiseppe Meaza” me rezultatin minimal 0 me 1 ndaj AC Monza, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të në Serie A.
Ekipi i Simone Inzaghit pësoi një humbje dhe rrezikon sigurimin e një vendi në Champions, shkruan Lajmi.net
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi italian, Luca Caldirola në minutën e 78’të.
Në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani – i cili më pas u zëvendësua në minutën e 71’të nga Brozovic.
Me këtë humbje, Interi mbetët në pozitën e 5-të me 51 pikë, dy më pak se vendi i 4-të, AC Milan (53) dhe tri më shumë se pozita e 6-të, Atalanta (48)./Lajmi.net/
GOAL!
Luca CaldirolaInter 0: AC Monza 1#SerieATIM #IntMon
— fball_newzz (@fball_newzz) April 15, 2023