Mbrojtësi i Celta Vigos tenton ta frikësojë Muriqin: Ai është i mirë, por vjen në “strofkën e luanit”

Mbrojtësi i Celta Vigos, Joseph Aidoo ka paralajmëruar sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin për ndeshjen e radhës në La Liga. Celta Vigo dhe Mallorca do të përballen të hënën nga ora 21:00 në kuadër të javës së 29-të në La Liga. Dy skuadrat janë në kërkim të një vendi për garat evropiane, ndaj edhe rivaliteti…

Sport

15/04/2023 09:43

Mbrojtësi i Celta Vigos, Joseph Aidoo ka paralajmëruar sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin për ndeshjen e radhës në La Liga.

Celta Vigo dhe Mallorca do të përballen të hënën nga ora 21:00 në kuadër të javës së 29-të në La Liga.

Dy skuadrat janë në kërkim të një vendi për garat evropiane, ndaj edhe rivaliteti mes tyre këtë edicion është rritur dukshëm.

Aidoo në një deklaratë para ndeshjes ka thënë se ai me bashkëlojtarë duhet ta fitojnë takimin me Mallorcan.

“Kur shkuam atje, na mundën. Por tani ata vijnë në shtëpinë tonë dhe ne e dimë që për t’u ngjitur duhet ta fitojmë këtë lojë. Jemi të fokusuar dhe presim të hënën, duke punuar fort për të fituar”, tha ai.

I vetëdijshën për rrezikun që sjell Vedat Muriqi për kundërshtarët, Aidoo është munduar të frikësojë sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.

“Ai është një lojtar i mirë, i fortë. Por ai vjen në strofkën e luanit”, deklaroi ai, njofton “eldesmarque.com”, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi deri më tani ka regjistruar 12 gola në La Liga.

Mallorca zë vendin e 12-të me 34 pikë, dy pikë më shumë ka Celta Vigo në pozitën e dhjetë./Lajmi.net/