Lazio e “blindon” vendin e dytë në Serie A me fitoren në udhëtim te Spezia
Lazio ka shënuar fitore të re në Serie A, kësaj radhe duke e mposhtur Spezian në udhëtim. “Biancocelesti” triumfoi 0:3 te Spezia, në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit italian, shkruan lajmi.net. Ciro Immobile hapi serinë e golave në minutën e 36-të, gol me të cilin e dërgoi Lazion në epërsi në…
Sport
Lazio ka shënuar fitore të re në Serie A, kësaj radhe duke e mposhtur Spezian në udhëtim.
“Biancocelesti” triumfoi 0:3 te Spezia, në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit italian, shkruan lajmi.net.
Ciro Immobile hapi serinë e golave në minutën e 36-të, gol me të cilin e dërgoi Lazion në epërsi në pjesën e parë.
Shtatë minuta pasi nisi fraksioni i dytë, Felipe Anderson shënoi golin e qetësisë.
Goditjen e fundit vendasve ua dha Antonio me golin e minutës së 89-të.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj u paraqit për 90 minuta për Lazion.
Me këtë fitore, Lazio e “blindon” pozitën e dytë me 61 pikë, tetë më shumë se Roma. Spezia ka 26 pikë në vendin e 17-të./Lajmi.net/