Spanjollët e bëjnë punë të kryer, Barcelona ka siguruar nënshkrimin e një ylli të Premierligës

Mediat spanjolle kanë raportuar se Barcelona tanimë ka siguruar nënshkrimin e njërit prej yjeve të Premierligës. Fjala është për mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, njofton Sport.es, transmeton lajmi.net. Ilkay Gundogan është në muajt e fundit të kontratës me Manchester Cityn dhe drejtori sportiv i spanjollëve thuhet se ka arritur tashmë një marrëveshje me përfaqësuesit…

Sport

14/04/2023 16:38

Mediat spanjolle kanë raportuar se Barcelona tanimë ka siguruar nënshkrimin e njërit prej yjeve të Premierligës.

Fjala është për mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, njofton Sport.es, transmeton lajmi.net.

Ilkay Gundogan është në muajt e fundit të kontratës me Manchester Cityn dhe drejtori sportiv i spanjollëve thuhet se ka arritur tashmë një marrëveshje me përfaqësuesit e lojtarit gjerman.

Futbollisti do të nënshkruajë kontratë për dy sezone me Barcelonën, me opsion vazhdimi edhe për një vit, si dhe do të marrë një pagë prej 12 milionë euro në vit te skuadra katalanase.

Mesfushori gjerman luan për Manchester Cityn që nga viti 2016, pasi u transferua nga Borussia Dortmund për 27 milionë euro.

Pasi është bërë kapiten i skuadrës së Pep Guardiolës, Gundogan ka regjistruar deri tani 293 ndeshje dhe 54 gola në fanellën e “Qytetarëve”.

I lindur në Gelsenkirchen të Gjermanisë, Ilkay Gundogan ishte junior në Schalke, pas së cilës ndoqën klube të tjera, përfshirë Bochum.

Klubi i tij i parë senior ishte Nuremberg dhe më pas luajti për Borussia Dortmund midis viteve 2011 dhe 2016./Lajmi.net/