Lampard jep lajmin e keq për tifozët, mbrojtësi kryesor mungon kundër Real Madridit

Skuadra e Chelseat gjatë këtij vikendi luan ndeshjen ndaj Brightonit në Premier League dhe Frank Lampard sapo u paraqit në konferencë për media. Legjenda e futbollit anglez dha një lajm të keq për tifozët, shkruan Lajmi.net Mbrojtësi, Kalidou Koulibaly pritet të mungoj në dy ndeshjet e ardhshme për shkak të lëndimit që e pësoi në…

Sport

14/04/2023 15:19

Skuadra e Chelseat gjatë këtij vikendi luan ndeshjen ndaj Brightonit në Premier League dhe Frank Lampard sapo u paraqit në konferencë për media.

Legjenda e futbollit anglez dha një lajm të keq për tifozët, shkruan Lajmi.net

Mbrojtësi, Kalidou Koulibaly pritet të mungoj në dy ndeshjet e ardhshme për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Real Madrid.

“Koulibaly nuk është i gatshëm për ndeshjen ndaj Brightonit dhe Real Madrid për shkak të lëndimit. Duket se do të marrë kohë me javë dhe jo me ditë rikthimi i tij”, tha Frank Lampard në konferencë për media

Koulibaly ishte fantastik në ndeshjen ndaj Real Madridit, por gjatë një sprinti për ta zënë kundërshtarin e tij, Rodrygo pësoi një tërheqje muskolare./Lajmi.net/