FA nuk merr asnjë vendim për goditjen me bërryl që mori Robertson nga gjyqtari anësor
Federata e Futbollit të Britanisë ka konfirmuar se gjyqtari anësor, Constantine Hatzidakis nuk do të përballet me asnjë dënim pasi u akuzua për goditje me bërryl ndaj Andy Robertson. Ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Liverpoolit dhe Arsenalit, ku mbrojtësi skocez u godit me bërryl ‘me apo pa dashje’ nga gjyqtari anësor, shkruan Lajmi.net FA…
Sport
Federata e Futbollit të Britanisë ka konfirmuar se gjyqtari anësor, Constantine Hatzidakis nuk do të përballet me asnjë dënim pasi u akuzua për goditje me bërryl ndaj Andy Robertson.
Ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Liverpoolit dhe Arsenalit, ku mbrojtësi skocez u godit me bërryl ‘me apo pa dashje’ nga gjyqtari anësor, shkruan Lajmi.net
FA lëshoi një deklaratë zyrtare dhe tha se gjyqtari anësor nuk do të përballet me asnjë dënim dhe gjithçka merr fund sa i përketë këtij skandali.
“Ne kemi shqyrtuar të gjitha provat në lidhje me incidentin e fundit në Anfield, dhe nuk do të marrim asnjë veprim të mëtejshëm”, shkruhet në raportin e FA-s.
Hatzidakis gjithashtu lëshoi një kërkim falje për futbollistin.
“Unë i kam ndihmuar FA-s në hetimin e tyre dhe kam biseduar drejtpërdrejt me lojtarin Andy Robertson. Sigurisht që kjo nuk ishte e qëllimshme dhe unë i kërkova falje”, ishte deklarata e gjyqtarit.
OFFICIAL: No further action will be taken by the FA. ❌https://t.co/Awenpjqov3
— Squawka (@Squawka) April 13, 2023