As Lampardi nuk e këndell Chelsean, ‘blutë’ pësojnë ndaj Wolves
Skuadra e Chelseat ka pësuar një tjetër humbje në Premire League. ‘Blutë’ u mposhtën minimalisht 1 me 0 nga Wolves në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të në Premier League. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi, Matheus Nunes në minutën e 31’të, shkruan Lajmi.net Blutë e Londrës tentuan disa herë ta barazonin…
Sport
Skuadra e Chelseat ka pësuar një tjetër humbje në Premire League. ‘Blutë’ u mposhtën minimalisht 1 me 0 nga Wolves në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të në Premier League.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi, Matheus Nunes në minutën e 31’të, shkruan Lajmi.net
Blutë e Londrës tentuan disa herë ta barazonin rezultatin, por dështuan të shënonin në portën e Jose Sa.
???? | ?????? 1-0 ??????? (?????)pic.twitter.com/Du9tdd8NyC
— EuroFoot (@eurofootcom) April 8, 2023
Me këtë humbje, Chelsea mbetët në pozitën e 11-të me 39 pikë, kurse Ëolves ngritët në pozitën e 12-të me 31 pikë.
Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë e Frank Lampard si trajner i ‘bluve’ kurse të mërkurën ata luajnë çerekfinalen e parë të UEFA Champions League ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”./Lajmi.net/
Frank Lampard #WOLCHE pic.twitter.com/m0yxGPipwN
— CFC Pics (@Mohxmmad) April 8, 2023