Lëndimi i Rashford, flet Ten Hag: Nuk duket mirë, vështirë t’i luash tri ndeshje për gjashtë ditë

Skuadra e Manchester Unitedit arriti fitore të madhe 2 me 0 në xhiron e 30-të në Premier League kundër Evertonit në ‘Old Trafford’. “Djajtë e Kuq” i gëzuan tre pikë sot, por futbollisti më i mirë i tyre, Marcus Rashford u largua nga fusha i lënduar, shkruan Lajmi.net Pas ndeshjes, trajneri Erik ten Hag foli…

Sport

08/04/2023 16:09

Skuadra e Manchester Unitedit arriti fitore të madhe 2 me 0 në xhiron e 30-të në Premier League kundër Evertonit në ‘Old Trafford’.

“Djajtë e Kuq” i gëzuan tre pikë sot, por futbollisti më i mirë i tyre, Marcus Rashford u largua nga fusha i lënduar, shkruan Lajmi.net

Pas ndeshjes, trajneri Erik ten Hag foli për lënimin e lojtarit të tij dhe tregoi se gjendja e futbollistit nuk duket shumë e mirë.

“Ne duhet të presim, nuk duket mirë. Ju s’mund të luani tri ndeshje për gjashtë ditë”, u shpreh trajneri i Unitedit.

Manchester Unitedi me këtë fitore shkon në kuotën e 56 pikëve në pozitën e tretë./Lajmi.net/