Interi e lëshon fitoren nga duart, Salernitana nxjerr një pikë në “frymën e fundit”
Interi ka barazuar në udhëtim te Salernitana, në kuadër të xhiros së 29-të në elitën e futbollit italian. “Nerazzurri” barazoi 1:1 te Salernitana, ndonëse kishte epërsinë shumë të hershme, shkruan lajmi.net. Zikaltrit krijuan avantash vetëm pas gjashtë minutave lojë. Gosens e konkretizoi me gol një asistim nga sulmuesi belg, Romelu Lukaku. Interi dominimin dhe kërkimin…
Sport
Interi ka barazuar në udhëtim te Salernitana, në kuadër të xhiros së 29-të në elitën e futbollit italian.
“Nerazzurri” barazoi 1:1 te Salernitana, ndonëse kishte epërsinë shumë të hershme, shkruan lajmi.net.
Zikaltrit krijuan avantash vetëm pas gjashtë minutave lojë.
Gosens e konkretizoi me gol një asistim nga sulmuesi belg, Romelu Lukaku.
Interi dominimin dhe kërkimin e golit të qetësisë e vazhdoi edhe në minutat në vazhdim.
Megjithatë, në fund të takimit ishin vendasit që shënuan dhe barazuan rezultatin duke marrë një pikë të vlefshme.
Candreva realizoi supergol për ta barazuar rezultatin në minutën e 90-të për nikoqirët dhe me të cilin vendosi epilogun e kësaj sfide.
Antonio Candreva (former Inter player) gets a 90th minute equalizer vs Inter. 1-1.#SalernitanaInterpic.twitter.com/qc6jzgsfVS
— $ (@samirsynthesis) April 7, 2023
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e parë në këtë takim dhe luajti deri në minutën e 67-të.
Interi me këtë barazim është i katërti me 51 pikë. Salernitana zë vendin e 15-të me 29 pikë gjithsej./Lajmi.net/