“Po merresh veç me Golf”, tifozi i Chelseat komenton me John Terryn

Skuadra e Chelseat dje gjatë ditës prezantoi trajnerin e ri. Në stolin e Bluve të Londrës u ulë legjenda e klubit, Frank Lampard. Një tifoz në rrjetet sociale ka shkruar në lidhje me këtë rikthim të Lampardit në stol, por ka pasur një lutje të çuditshme. Ai kërkon nga klubi të mos e fut në…

Sport

07/04/2023 09:14

Skuadra e Chelseat dje gjatë ditës prezantoi trajnerin e ri. Në stolin e Bluve të Londrës u ulë legjenda e klubit, Frank Lampard.

Një tifoz në rrjetet sociale ka shkruar në lidhje me këtë rikthim të Lampardit në stol, por ka pasur një lutje të çuditshme. Ai kërkon nga klubi të mos e fut në staf, legjenden John Terry, për shkak se ky i fundit nuk ka shumë eksperiencë dhe po merret veç me sportin e Golfit, shkruan Lajmi.net

Ish-kapiteni i Bluve të Londrës, John Terry i ka komentuar tifozit, duke befasuar të gjithë.

“Është një lajm fantastik, për të gjithë në Chelsea për kthimin e Lampardit. Unë e di si funksionon kjo. Frank ka ekipin e tij dhe nëse do hyja në një punë do të kisha timin. Unë nuk i bëjë njerëzit të flasin kot. Lampard është lojtari më i mirë në historinë tonë dhe kjo është ajo që na duhej”, ka shkruar legjenda e Chelseat.

Kujtojmë që ndeshja e parë e Chelseat nën drejtimin e Frank Lampard luhet nesër ndaj Wolves./Lajmi.net/