“Bombë” në Serie A: Policia ka bastisur zyrat e Romës dhe Lazios, nën hetim edhe shqiptari Igli Tare

Pasi Federata Italiane e Futbollit ndëshkoi Juventusin duke i hequr 15 pikë për shkak të mashtrimit financiar, një skandal i ri i madh në futbollin italian është në horizont. Sipas “Gazeta dello Sport”, policia financiare ka bastisur ambientet e Lazios, Romës dhe Salernitanas, ku po heton për parregullsi të mundshme në transferime të caktuara, si…

Sport

06/04/2023 14:33

Pasi Federata Italiane e Futbollit ndëshkoi Juventusin duke i hequr 15 pikë për shkak të mashtrimit financiar, një skandal i ri i madh në futbollin italian është në horizont.

Sipas “Gazeta dello Sport”, policia financiare ka bastisur ambientet e Lazios, Romës dhe Salernitanas, ku po heton për parregullsi të mundshme në transferime të caktuara, si dhe për marrjen dhe shitjen e të drejtave për të përfaqësuar lojtarët, transmeton lajmi.net.

Gazeta e njohur italiane thekson se në rastin e Lazios dhe Salernitanës po kontrollohen transaksionet mes dy klubeve në periudhën 2017-2021.

Në momentin kur klubi nga rrethinat e Napolit u kthye në Serinë A, njeriu i parë i tij ishte Claudio Lotito, i cili është edhe presidenti i Lazios.

Kjo tashmë ka ngritur shumë ‘pluhur’ pasi rregullat nuk lejojnë që një njeri të drejtojë dy klube në të njëjtën garë në të njëjtën kohë, ndaj Lotito u detyrua të shesë klubin e Salernos.

Megjithatë, ekziston dyshimi se në periudhën e përmendur katërvjeçare ka pasur parregullsi në afarizmin e klubeve, të cilat akuzohen për shkelje të rregullave për mbajtjen e librave afarist, kur bëhet fjalë për shumat e paguara për blerjen dhe shitjen e lojtarëve si dhe të ardhurat e tyre.

Transaksionet janë duke u hetuar edhe për shkak të dokumenteve të supozuara për transferta që nuk ekzistojnë.

Sa i përket Romës, “Gazzetta” shkruan se transferimet e lojtarëve të ndodhura nga viti 2017 deri në vitin 2021, me përjashtim të vitit 2020, janë “nën vëzhgim”.

Burimi i përmendur thekson se nën hetim janë presidenti dhe nënkryetari i Romës, Dan dhe Ryan Fredkin, më pas ish-presidenti James Pallotta, të gjithë për transferimin e lojtarëve dhe në mesin e nëntë të dyshuarve është edhe ish-drejtori ekzekutiv Umberto Gandini, i cili tani kryeson Ligën Italiane të Basketbollit.

Në Lazio, përveç njeriut të parë Klaudia Lotita, nën hetim janë edhe drejtori sportive, shqiptari Igli Tare, si dhe pesë anëtarë të tjerë të drejtuesve të klubit./Lajmi.net/