Nuk i pëlqeu zëvendësimi, ky ishte reagimi i Vedat Muriqit

Barazim pa gola në La Liga mes Mallorcas dhe Osasunës. Shumë pak raste u regjistruan në takimin e luajtur në “Visit Mallorca Estadi”. Por në minutën e  76′ ishte një episod aspak i hijshëm për futbollistin e Kosovës, Vedat Muriqi. Mallorca mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Jose Copete (69’), derisa…

Sport

31/03/2023 22:25

Barazim pa gola në La Liga mes Mallorcas dhe Osasunës. Shumë pak raste u regjistruan në takimin e luajtur në “Visit Mallorca Estadi”. Por në minutën e  76′ ishte një episod aspak i hijshëm për futbollistin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Mallorca mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Jose Copete (69’), derisa shtatë minuta më vonë, trajneri Aguirre urdhëroi ndërrimin e Vedat Muriqit, i cili e priti shumë keq.

Sulmuesi nga Prizreni, i cili po vuante për të lënë shenjën e tij në këtë përballje, shfry dufin duke goditur pankinën në momentit që u detyrua të dilte nga loja. Pavarësisht inferioritetit numerik, Mallorca ia doli të ruante portën e paprekur dhe të merrte një pikë.