Me Tuchelin gjithçka mund të ndryshojë, formacioni i mundshëm i Bayernit në sezonin e ri
Skuadra e Bayern Munich para disa dite ndryshoi trajnerin, shkarkoi Julian Nagelsmann dhe e afroi në stol ish-trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel. Pikërisht trajneri gjerman është duke planifikuar disa transferime gjatë afatit të verës që fillon nga muaji qershor, shkruan Lajmi.net Katër ndryshime mund të ndodhin në formacionin e kampionëve në fuqi të Bundesligas, me…

Sport
Skuadra e Bayern Munich para disa dite ndryshoi trajnerin, shkarkoi Julian Nagelsmann dhe e afroi në stol ish-trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel.
Pikërisht trajneri gjerman është duke planifikuar disa transferime gjatë afatit të verës që fillon nga muaji qershor, shkruan Lajmi.net
Katër ndryshime mund të ndodhin në formacionin e kampionëve në fuqi të Bundesligas, me Mason Mount në mesfushë – lojtari i Chelseat që ende nuk e ka vazhduar kontratën dhe pritet të largohet nga “Stamford Bridge”.
Në portë, për shkak të lëndimit të Manuel Neuer, Tuchel planifikon ta sjellë portierin Edu Mendy – i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Tuchel gjatë sezonit 2021.
Një transferim tjetër i madh te Bayerni parashihet të jetë ai i Gavit, lojtarit të Barcelonës që ka shumë gjasa të përfundojë si “lojtar i lirë” për shkëk të problemeve që ka klubi katalunas në regjistrimin e tij.
Kurse në vijën e sulmit, Tuchel pëlqen Kai Havertz, njeriun që ia fitoi UEFA Champions League me golin e vetëm të shënuar në finalen ndaj Manchester Cityt./Lajmi.net/