Babai i Fatit me deklarata kundër Barcelonës, lojtari ka qëndrim ndryshe nga ai

Babai Ansu Fati, Bori Fati ka fajësuar Barcelonën dhe Xavin, ku sipas tij djali i tij nuk ka kohën e duhur për të luajtur te gjiganti spanjoll. “Ansu nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, ​​por unë dua ta shoh atë të ketë sukses. Jam shumë i zemëruar me klubin. Pas një muaji do të takohemi…

Sport

30/03/2023 09:18

Babai Ansu Fati, Bori Fati ka fajësuar Barcelonën dhe Xavin, ku sipas tij djali i tij nuk ka kohën e duhur për të luajtur te gjiganti spanjoll.

“Ansu nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, ​​por unë dua ta shoh atë të ketë sukses. Jam shumë i zemëruar me klubin. Pas një muaji do të takohemi me Jorge Mendes, sigurisht. Më shqetëson që Ansu luan kaq pak. Po flasim për një lojtar që është një lojtar spanjoll dhe vjen nga La Masia. Ai meriton shumë më tepër se kaq”, tha fillimisht ai, në intervistën për ‘Cope’, transmeton lajmi.net.

“Nuk e di pse Xavi nuk e përdor Ansu. Ai duhet të ketë arsyet e tij. Ansu nuk e urren atë, pasi ai ka qenë gjithmonë idhulli i tij. Por unë si baba jam shumë i inatosur”, vazhdoi më tej Bori.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit në Spanjë, Ansu Fati ndan qëndrim krejt ndryshe nga gjithçka që tha babai i tij dhe është shumë i inatosur me të.

Në fakt, 20-vjeçari po mendon të publikojë një deklaratë ku do të përmendë se po distancohet nga fjalët babai i tij./Lajmi.net/