Berisha për debutimin e tij me Gjermaninë: Ka qenë ëndërr për mua

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha ka komentuar debutimin e tij me Gjermaninë. Mërgim Berisha ishte shumë pranë të përfaqësonte kombëtaren e Kosovës, megjithatë në fund zgjodhi gjermanët. Gjermania triumfoi 2:0 kundër Perusë në miqësoren e zhvilluar në “Meëa Arena” në qytetin e Mainzit në Gjermani, transmeton lajmi.net. Futbollisti me prejardhje nga Kosova debutoi me…

Sport

26/03/2023 13:08

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha ka komentuar debutimin e tij me Gjermaninë.

Mërgim Berisha ishte shumë pranë të përfaqësonte kombëtaren e Kosovës, megjithatë në fund zgjodhi gjermanët.

Gjermania triumfoi 2:0 kundër Perusë në miqësoren e zhvilluar në “Meëa Arena” në qytetin e Mainzit në Gjermani, transmeton lajmi.net.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova debutoi me gjermanët në minutën e 76′ kur u inkuadrua në vend të Fullkrug.

Pas ndeshjes ai u shpreh krenar dhe shumë i lumtur për besimin e trajnerit.

Gjithashtu tha se ëndrra e tij ka qenë të luaj për Gjermaninë.

“Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin. Është e veçantë të luash për Gjermaninë. E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë. Jam falënderues për ato minuta që pata”, u shpreh Mërgim Berisha.

Kujtojmë që drejtuesit e FFK-së së fundmi njoftuan që Kombëtarja e Kosovës ka pritur katër vite një përgjigje pozitive nga Berisha për grumbullimin e tij me ‘Dardanët’, por në fund ai zgjodhi Gjermaninë../Lajmi.net/