Këto janë pankartat e PSD-së që do të shpalosen në protestën kundër ujdisë Kurti – Vuçiq
Nesër me fillim prej orës 14:00 në Prishtinë, PSD do të mbajë aksion kundër Marrëveshjes së Ohrit mes Kurtit e Vuçiqit. Lajmi.net ka qëndruar sot në selinë e PSD-së, ku ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen nga zyrtarët e kësaj partie, shkruan lajmi.net. “Vetëmenaxhimi = Asociacion”, “Defacto, dejuro e keni ba mut”, “Kundër…
Lajme
Nesër me fillim prej orës 14:00 në Prishtinë, PSD do të mbajë aksion kundër Marrëveshjes së Ohrit mes Kurtit e Vuçiqit.
Lajmi.net ka qëndruar sot në selinë e PSD-së, ku ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen nga zyrtarët e kësaj partie, shkruan lajmi.net.
“Vetëmenaxhimi = Asociacion”, “Defacto, dejuro e keni ba mut”, “Kundër marrëveshjes, kundër mashtrimit”, janë vetëm disa nga pankartat që do të shpalosen nesër në protestë.
Gjithashtu, PSD ka paraqitur kryeministrin Kurti, zëëvendëskryeministrin Bislimi si dhe kryetarin e Kuvendit Konjufca, si personazhi i filmave të animuar, që njihet për gënjeshtrat e tij, Pinokio, duke pasqyruar sipas tyre “rrenat” që ata kanë thënë për dialogun, Asociacionin dhe çështje tjera. /Lajmi.net/