Dyshimet për korrupsion ndaj gjyqtarëve: Tifozët e Athletic Bilbaos “ngacmojnë” Barcelonën me para false
Tifozët e Athletic Bilbaos kanë përdorur një veprim për të protestuar në lidhje me akuzat ndaj Barcelonës dhe dyshimet për korrupsion që kanë tronditur futbollin spanjoll. Tifozët baskë zgjedhën pikërisht ndeshjen kundër Barcelonës të dielën mbrëma, duke hedhur para të falsifikuara në qendër të së cilës ishte logo e Barcelonës dhe në të cilën shkruhej…
Sport
Tifozët e Athletic Bilbaos kanë përdorur një veprim për të protestuar në lidhje me akuzat ndaj Barcelonës dhe dyshimet për korrupsion që kanë tronditur futbollin spanjoll.
Tifozët baskë zgjedhën pikërisht ndeshjen kundër Barcelonës të dielën mbrëma, duke hedhur para të falsifikuara në qendër të së cilës ishte logo e Barcelonës dhe në të cilën shkruhej “Mafia”, shkruan lajmi.net.
Barcelona po hetohet për korrupsion për disa pagesa të bëra ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira.
?Athletic Bilbao fans throwing fake bank notes at Barcelona with ‘mafia’ written on them after the club were charged with corruption. pic.twitter.com/X7AVq0AwiS
— Sam Street (@samstreetwrites) March 12, 2023
Rreth 7 milionë euro pretendohet të jetë shuma që dyshohet se Barcelona i ka paguar Negreiras gjatë vitit 2001 deri në 2018.
Barcelona ka hedhur poshtë akuzat ndaj saj, teksa edhe Real Madridi ka reaguar duke bërë të ditur se do të paraqitet në procedurë si “palë e dëmtuar”./Lajmi.net/