Asllani në stol 90 minuta, Inzaghi: Ai duhet të vazhdojë të punojë

Inter triumfoi të dielën mbrëma në “San Siro” përballë Lecces me rezultatin 2:0 teksa zikaltërit u ngjiten në vendin e dytë të klasifikimit. Por, në këtë ndeshje trajneri Simone Inzaghi nuk i rezervoi asnjë minutë Kristjan Asllanit me mesfushorin e kombëtares që “ngrohu” stolin për të gjithë 90-minutëshin. I pyetur pas sfidës për zgjedhjen e…

Sport

06/03/2023 09:08

Inter triumfoi të dielën mbrëma në “San Siro” përballë Lecces me rezultatin 2:0 teksa zikaltërit u ngjiten në vendin e dytë të klasifikimit.

Por, në këtë ndeshje trajneri Simone Inzaghi nuk i rezervoi asnjë minutë Kristjan Asllanit me mesfushorin e kombëtares që “ngrohu” stolin për të gjithë 90-minutëshin.

I pyetur pas sfidës për zgjedhjen e tij, trajneri Inzaghi nuk u zgjat shumë, por theksoi se Asllani duhet të vijojë të punojë siç po bën aktualisht në stërvitje duke lënë të nënkuptohet se do të vijë edhe momenti i tij.

“Për mua Asllani është një organizator, mund ta bëj edhe rolin e mesfushorit të spostuar pak në krah. Por, unë e shoh si një organizator të pastër. Në stërvitje alternohet me Brozoviq dhe Calhanoglu. Për mua ai duhet të vijojë dhe të punojë siç po bën. Është një lojtar i shkëlqyer që po ecën mirë”, tha Inzaghi.

Kujtojmë se 20-vjeçari nga Elbasani po luan sezonin e parë me Interin pas transferimit nga Empoli teksa është aktivizuar në 12 ndeshje të Serie A me fanellën zikaltër.