Sulmuesi i Juventusit shqelmon lojtarin e Romës, përjashtohet disa sekonda pas inkuadrimit
Ndeshja kundër Romës për sulmuesin e Juventusit, Moise Kean ishte për t’u harruar. 23-vjeçari u inkuadrua në fushë në minutën e 89-të, por u përjashtua me karton të kuq direkt vetëm disa sekonda më vonë, shkruan lajmi.net. Arsyeja e ndëshkimit me karton të kuq ishte pasi Kean e shqelmoi futbollistin e Romës, Mancinin. Dyshja fillimisht…
Sport
Ndeshja kundër Romës për sulmuesin e Juventusit, Moise Kean ishte për t’u harruar.
23-vjeçari u inkuadrua në fushë në minutën e 89-të, por u përjashtua me karton të kuq direkt vetëm disa sekonda më vonë, shkruan lajmi.net.
Arsyeja e ndëshkimit me karton të kuq ishte pasi Kean e shqelmoi futbollistin e Romës, Mancinin.
Dyshja fillimisht patën një dyluftim të ashpër, me Kean që sapo u ngrit në këmbë e goditi me shqelm futbollistin kundërshtar.
Ndryshe, Roma triumfoi 1:0 kundër Juventusit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Për ta parë momentin në fjalë kliko KËTU./Lajmi.net/