Formacionet zyrtare: Roma i bën konak Juventusit në derbin e javës në Serie A
Roma dhe Juventusi kanë publikuar 11-shet me të cilat do ta nisin derbin e javës në Serie A. “Giallorossi” është nikoqir i “Zonjës së Vjetër” në stadiumin Olimpico në kryeqendrën italiane, shkruan lajmi.net. Përveç fitores, asnjë opsion tjetër nuk i kryen punë asnjërës nga skuadrave, andaj pritet të jetë një takim interesant. Roma ndodhet në…
Sport
Roma dhe Juventusi kanë publikuar 11-shet me të cilat do ta nisin derbin e javës në Serie A.
“Giallorossi” është nikoqir i “Zonjës së Vjetër” në stadiumin Olimpico në kryeqendrën italiane, shkruan lajmi.net.
Përveç fitores, asnjë opsion tjetër nuk i kryen punë asnjërës nga skuadrave, andaj pritet të jetë një takim interesant.
Roma ndodhet në vendin e pestë me 44 pikë, ndërsa Juventusi ka 35 pikë dhe pozicionohet në pozitën e shtatë.
Formacionet zyrtare:
Roma: Rui Patricio, Mancini, Smalling, Ibáñez, Zalewski, Cristante, Matiq, Spinazzola, Pellegrini, Wijnaldum, Dybala
Juventus: Szczesny, Danilo, Bremer, Alex Sandro, Cuadrado, Locatelli, Fagiolli, Rabiot, Kostiq, Di Maria, Vlahoviq./Lajmi.net/