Milani del kokulur nga “Artemio Franchi”, humb nga Fiorentina
Fiorentina i ka dhënë fund ecurisë së Milanit prej katër fitoreve radhazi duke e mposhtur në kuadër të javës së 25-të në Serie A. Ekipi nga Firence fitoi me rezultat të pastërt 2:1 kundër “Rossonerëve” në stadiumin “Artemio Franchi”, shkruan lajmi.net. Gonzalez e shënoi golin e parë për Fiorentinën në minutën e 49-të nga pika…
Sport
Fiorentina i ka dhënë fund ecurisë së Milanit prej katër fitoreve radhazi duke e mposhtur në kuadër të javës së 25-të në Serie A.
Ekipi nga Firence fitoi me rezultat të pastërt 2:1 kundër “Rossonerëve” në stadiumin “Artemio Franchi”, shkruan lajmi.net.
Gonzalez e shënoi golin e parë për Fiorentinën në minutën e 49-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Goditjen e dytë dhe të fundit “kuqezinjve” ua dha Joviq tre minuta pa përfunduar koha e rregullt.
Hernandez shënoi golin e vetëm të Milanit në minutën e pestë shtesë.
Bazuar në statistika, Fiorentina ishte më e rrezikshme duke e goditur plot tetë herë portën e Milanit.
Këta të fundit rrezikuan gjashtë herë seriozisht portën vendase.
Me këtë humbje, Milani mbetet i katërti me 47 pikë. Ndërkohë, Fiorentina është e 12-ta me 31 pikë./Lajmi.net/