Toni Kroos kritikon dizajnerët e fanellave: Kjo e Real Madridit me jaka është një shaka, kjo veshje s’është sportive
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka bërë një kritik interesantë në Podcastin e tij dhe po merr një vëmendje të madhe nga opinioni. Ish-lojtari i Kombëtares së Gjermanisë ka kritikuar dizajnin e fanellave te klubi madrilen, që sipas tij nuk janë aspak të rahatshme dhe të mira, shkruan Lajmi.net “Ne kemi përsëri jaka në…
Sport
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka bërë një kritik interesantë në Podcastin e tij dhe po merr një vëmendje të madhe nga opinioni.
Ish-lojtari i Kombëtares së Gjermanisë ka kritikuar dizajnin e fanellave te klubi madrilen, që sipas tij nuk janë aspak të rahatshme dhe të mira, shkruan Lajmi.net
“Ne kemi përsëri jaka në fanellën tonë këtë sezon. Një polo nuk është një fanellë e futbollit. Për të gjithë dizajnerët, kjo është një m** i vërtetë. Fanellat me jaka nuk janë të mira, ato janë të pakëndshme dhe të shëmtuara”, ishte komenti i Kroosit
Fanellën e Real Madridit që një kohë e bën firma e njohur, Adidas dhe me këto fanella ata janë duke pasur një histori të suksesshme.
Kroos ende nuk ka firmosur kontratën e re me Real Madridin, e ardhmja e tij vazhdon të jetë në pikëpyetje të madhe, derisa në mediat e huaja shkruhet se ai mund të pensionohet nga futbolli në fund të këtij sezoni./Lajmi.net/
?️ Toni Kroos on his podcast:
"We have a collar [on the shirt] again this season. A polo is not a football shirt. To all the designers: this is really shit! Kits with a collar are not good, they are uncomfortable and ugly." ??? pic.twitter.com/jgiiZhbQWQ
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) March 4, 2023