Notat e lojtarëve në “El Classico”: Kush ishte “figura tragjike” e Real Madridit dhe kush ishin më të mirët te Barça

Barcelona e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Real Madridit në Kupën e Mbretit. “Katalunasit” triumfuan 0:1 kundër Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan lajmi.net. Autogoli i mbrojtësit Militao në minutën e 27-të i dha fitoren “katalunasve” në “El Classicon” e dytë të këtij viti. Uebfaqja e specializuar i vlerësimeve “SofaScore” ka publikuar…

Sport

02/03/2023 23:10

Barcelona e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Real Madridit në Kupën e Mbretit.

“Katalunasit” triumfuan 0:1 kundër Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan lajmi.net.

Autogoli i mbrojtësit Militao në minutën e 27-të i dha fitoren “katalunasve” në “El Classicon” e dytë të këtij viti.

Uebfaqja e specializuar i vlerësimeve “SofaScore” ka publikuar notat e futbollistëve.

Nacho Fernandez, mbrojtësi i krahut ishte futbollisti me notën më të ulët te Real Madridit. Ai u vlerësua me notën 6.1.

Te Barcelona u vlerësuan lart me notë të njëjtë tre futbollistë. Bëhet fjalë për dyshen e mbrojtjes, Marcos Alonso, Jules Kounde dhe mesfushorin Sergio Busquets të cilët u vlerësuan me notën 7.4.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”.

Fituesi i këtij takimi, luan në finale me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Osasunës dhe Athletic Bilbaos./Lajmi.net/