Derbi i Londrës i takon Tottenhamit, thellohet edhe më shumë gjendja e Chelseat

Tottenham ka fituar derbin ndaj Chelsea. ‘Spurs’ morën tri pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj ‘Bluve’ të Londrës, pas fitores 2:0, shkruan lajmi.net. Chelsea ishin më të mirë në këtë pjesë të parë, por as ata nuk krijuan raste të rrezikshme për portën e Fraser Froster. Përveç në një mundësi të Raheem Sterling, që goditja…

Sport

26/02/2023 16:30

Tottenham ka fituar derbin ndaj Chelsea.

‘Spurs’ morën tri pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj ‘Bluve’ të Londrës, pas fitores 2:0, shkruan lajmi.net.

Chelsea ishin më të mirë në këtë pjesë të parë, por as ata nuk krijuan raste të rrezikshme për portën e Fraser Froster.

Përveç në një mundësi të Raheem Sterling, që goditja e tij u prit nga portieri i ‘Spurs’.

Tottenham në anën tjetër tentuan të shënojnë ndaj ‘Bluve’, megjithatë nuk bën asgjë gjatë këtyre 45 minutave lojë.

Chelsea në minutën e 19’ morën një lajm aspak të mirë, pasi u lëndua shtylla e mbrojtjes, Thiago Silva.

Braziliani u desh të lë fushën mjaft herët, duke u zëvendësuar nga Wesley Fofana.

Kështu pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në 45 minutat e dytë ndeshjen më furishëm e nisën vendasit.

Ata shënuan qysh në minutën e parë të pjesës së dytë.

Ishte Oliver Skipp që plasoi një goditje të bukur nga jashtë zona dhe shënoi duke i dhënë epërsinë Tottenham.

Më pas Chelsea tentuan të barazojnë shifrat, por ishin ta pafuqishëm ndaj ‘Spurs’.

Teksa Tottenham shënuan edhe golin e dytë.

Në një rivënie nga këndi në vend ishte Harry Kane që realizoi dhe çoi në 2:0 rezultatin e ndeshjes.

Me këtë fitore Tottenham qëndron në vendin e katërt me 45 pikë.

Kurse, Chlesea thellohen edhe më shumë në vendin e 10 me vetëm 31 pikë gjithsej të grumbulluara./Lajmi.net/