Spektakël në fund | Autogoli i Emi Martinez i jep tre pikë të mëdha skuadrës së Arsenalit

Skuadra e Arsenalit ka fituar tre pikë të mëdha si mysafir i Aston Villas në xhiron e 24-të në Premier League. Ndeshja në ‘Villa Park’ u mbyll me rezultatin 4 me 2, në një takim tejet interesant, shkruan Lajmi.net Ishin vendasit që shënuan golin e parë në këtë ndeshje, me anë të sulmuesit Watkins në…

Sport

18/02/2023 15:28

Skuadra e Arsenalit ka fituar tre pikë të mëdha si mysafir i Aston Villas në xhiron e 24-të në Premier League.

Ndeshja në ‘Villa Park’ u mbyll me rezultatin 4 me 2, në një takim tejet interesant, shkruan Lajmi.net

Ishin vendasit që shënuan golin e parë në këtë ndeshje, me anë të sulmuesit Watkins në minutën e 5’të. Vetëm pak minuta më vonë, ‘Topçinjtë’ barazuan rezultatin me anë të Bukayo Saka (minuta e 16’të).

Skuadra vendase shkoi në pushime mes pjesëve me rezultatin 2 me 1. Golin në minutën e 31’të e shënoi Philippe Coutinho – pas një aksioni fantastik të ndërtuar.

Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi tri gola. Ishte fillimisht mbrojtësi Oleksandr Zinchenko që shënoi për shifrat 2 me 2 – një gol tejet i bukur nga distanca. Autogol nga Emi Martinez, në minutat e fundit të ndeshjes për rezultatin 3 me 2 dhe Martinelli në aksionin e fundit pa portier, për shifrat 4 me 2.

Me këtë fitore, Arsenali ngritët në pozitën e parë me 54 pikë, tri më shumë se vendi i dytë Manchester City (51 pikë)./Lajmi.net/