Portieri i Dortmundit ishte tjetër nivel sonte, pritjet e tij ia pamundësuan golin Chelseat

Skuadra e Borussia Dortmund ka fituar në shtëpi me rezultat minimal 1 me 0 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të fazës 1/16 e finales në UEFA Champions League. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 63’të të pjesës së dytë. Ishte sulmuesi i talentuar, Karim Adeyemi që realizoi një gol…

Sport

15/02/2023 23:10

Skuadra e Borussia Dortmund ka fituar në shtëpi me rezultat minimal 1 me 0 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të fazës 1/16 e finales në UEFA Champions League.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 63’të të pjesës së dytë. Ishte sulmuesi i talentuar, Karim Adeyemi që realizoi një gol tejet të bukur, shkruan Lajmi.net

21-vjeçari u shfaq në një kundërsulm tejet të frikshëm, ku kaloi 120 milionëshin, Enzo Fernandez dhe portierin spanjoll, Kepa.

Përvec sulmuesit Adeyemi që shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, meritor i madh për këtë fitore të Dortmundit padyshim ishte edhe portieri 25-vjeçar, Gregor Kobel.

Portieri nga Zvicra bëri tetë pritje fantastike – vlen të përmendet ajo e minutës së fundit, ku me një ‘parad’ fantastike priti goditjen e Enzo Fernandezit.

Ndeshja e kthimit në ‘Stamford Bridge’ zhvillohet në muajin tjetër, saktësisht më 7 mars nga ora 21:00./Lajmi.net/