Leicester City poshtëron Tottenhamin, e mposht me përmbysje spektakolare
Leicester City ka fituar ndeshjen ndaj Tottenham. ‘Dhelprat’ mposhten me përmbysje 4:1 skuadrën e ‘Spurs’, shkruan lajmi.net. Tottenham e nisën më mirë ndeshjen, duke shënuar qysh në minutën e 14’. Ishte Rodrigo Bentancur ai që realizoi dhe i dha epërsinë ‘Spurs’. Por, Leicester City reaguan shpejt dhe përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Fillimisht ishte Nampalys…
Sport
Leicester City ka fituar ndeshjen ndaj Tottenham.
‘Dhelprat’ mposhten me përmbysje 4:1 skuadrën e ‘Spurs’, shkruan lajmi.net.
Tottenham e nisën më mirë ndeshjen, duke shënuar qysh në minutën e 14’.
Ishte Rodrigo Bentancur ai që realizoi dhe i dha epërsinë ‘Spurs’.
Por, Leicester City reaguan shpejt dhe përmbysën rezultatin brenda dy minutave.
Fillimisht ishte Nampalys Mendy që në minutën e 23’ shënoi dhe barazoi shifrat në 1:1.
Kurse, në të 25-tën minutë ishte James Maddison ai që përmbysi gjithçka.
Në 45 minutat e parë, Leicester gjetën edhe golin e tretë, ishte Kelechi Iheanacho ai që realizoi në kohën shtesë.
Kështu pjesa e parë u mbyll 3:1 në favor të Leicester City.
Edhe në 45 minutat e tjerë më të mirë ishin vendasit.
Ata madje shënuan edhe golin e katërt, ishte Harvey Barnes që nokautoi Tottenham, pasi shënoi në minutën e 81′.
Pas kësaj fitoreje, Leicester ngjiten në vendin e 13 me 24 pikë, kurse Tottenham qëndron në vendin e pestë me 39 pikë gjithsej./Lajmi.net/