Bayerni fiton me lehtësi ndaj Bochum
Bayern Munich ka marrë fitoren e radhës në Bundesliga. Ata mposhtën 3:0 skuadrën e Bochum, shkruan lajmi.net. Bayerni ishin më të mirë në çdo aspekt të lojës. Ata në pjesën e parë gjetën golin vetëm në një rast, pavarësisht që krijuan më shumë mundësi. Po rridhte minuta e 41’ kur Thomas Muller shënoi dhe kaloi…
Sport
Bayern Munich ka marrë fitoren e radhës në Bundesliga.
Ata mposhtën 3:0 skuadrën e Bochum, shkruan lajmi.net.
Bayerni ishin më të mirë në çdo aspekt të lojës.
Ata në pjesën e parë gjetën golin vetëm në një rast, pavarësisht që krijuan më shumë mundësi.
Po rridhte minuta e 41’ kur Thomas Muller shënoi dhe kaloi përpara Bayernin.
Në anën tjetër Bochum nuk ishin të rrezikshëm për portën e Yann Sommer.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të ekipit vendas.
Edhe në 45 minutat e tjerë më të mirë ishin Bayerni.
Ata shënuan edhe njëherë, me anë të Kingsley Coman.
Francezi tundi rrjetën e kundërshtarit në minutën e 64’ të ndeshjes.
Por, kjo nuk ishte e tëra nga kampioni në fuqi, pasi ata shënuan edhe golin e tretë.
Ishte Serge Gnabry që u tregua i saktë nga penalltia dhe çoi rezultatin ne 3:0.
Me këtë fitore Bayerni mban vendin e parë me 43 pikë, kurse Bochum pozicionohen në vendin e 15 me 19 pikë./Lajmi.net/