Barcelona dëshiron të vazhdojë kontratën e Busquets
Sergio Busquets pritet të vazhdojë bashkëpunimin me Barcelonën. Meshfushori spanjoll ka kontratë me ‘Blaugrana’ deri në verën e këtij viti, por mund të vazhdojë edhe më gjatë në ‘Spotify Camp Nou’. Sipas raportimit të ‘Mundo Deportivo’, Barcelona është e prirur të zgjasë kontratën e Sergio Busquets përtej verës me Xavi Hernandez duke u përpjekur fort…
Sport
Sergio Busquets pritet të vazhdojë bashkëpunimin me Barcelonën.
Meshfushori spanjoll ka kontratë me ‘Blaugrana’ deri në verën e këtij viti, por mund të vazhdojë edhe më gjatë në ‘Spotify Camp Nou’.
Sipas raportimit të ‘Mundo Deportivo’, Barcelona është e prirur të zgjasë kontratën e Sergio Busquets përtej verës me Xavi Hernandez duke u përpjekur fort për të mbajtur kapitenin e tij në klub, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, ai duhet të ulë pagën e tij aktuale për të vazhduar në Evropë.
Ndërkohë, ka raporte se Al Nassr është i gatshëm të paguajë rreth 18 milionë euro për të nënshkruar për ta.
Mbetet të shihet se cili do jetë vendimi i lojtarit në lidhje me të ardhmen./Lajmi.net/