Sergi Roberto afër rinovimit me Barcelonën

Sergio Roberto do të vazhdojë bashkëpunimin e tij me Barcelonën. Mbrojtësi i djathtë, Sergi Roberto ka kontratë me ekipin e tij deri në vitin 2023, por do vazhdojë edhe më gjatë. Klubi e duan më gjatë në radhët e tyre, andaj i kanë ofruar një marrëveshje të re, transmeton lajmi.net. Kështu së paku ka bërë…

Sport

09/02/2023 15:54

Sergio Roberto do të vazhdojë bashkëpunimin e tij me Barcelonën.

Mbrojtësi i djathtë, Sergi Roberto ka kontratë me ekipin e tij deri në vitin 2023, por do vazhdojë edhe më gjatë.

Klubi e duan më gjatë në radhët e tyre, andaj i kanë ofruar një marrëveshje të re, transmeton lajmi.net.

Kështu së paku ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas italianit marrëveshje është afër finalizimit dhe lojtari do nënshkruajë për një vit tjetër me katalanasit.

Klubi dhe drejtuesit e lojtarit janë drejt arritjes së marrëveshjes finale./Lajmi.net/