Manchester City të befasuar me akuzat për shkelje të supozuar të rregullave në Premier Ligë

Kampioni në fuqi i Anglisë, Man City ka reaguar pas deklaratës së Premier Ligës ndaj tyre. Mëngjesin e sotëm liga angleze lëshoi një deklaratë, ku akuzoi Man Cityn që kanë bërë shkelje financiare të mundshme në Premier Ligë, transmeton lajmi.net. “Në përputhje me Rregullën W.82.1 të Premierligës, Premier League konfirmon se ka referuar sot një…

Sport

06/02/2023 15:29

Kampioni në fuqi i Anglisë, Man City ka reaguar pas deklaratës së Premier Ligës ndaj tyre.

Mëngjesin e sotëm liga angleze lëshoi një deklaratë, ku akuzoi Man Cityn që kanë bërë shkelje financiare të mundshme në Premier Ligë, transmeton lajmi.net.

“Në përputhje me Rregullën W.82.1 të Premierligës, Premier League konfirmon se ka referuar sot një numër shkeljesh të supozuara të Rregullave të Premier League nga Klubi i Futbollit i Manchester City (Klubi) tek një Komisioni sipas Rregullit W.3.4 të Premier League”, thuhet në deklaratë.

Pas këtij njoftimi ka reaguar vetë klubi, duke thënë që janë të befasuar me shkeljet e supozuara të rregullave të Premier Ligës.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë njoftimin e klubit:

“Manchester City FC është i befasuar nga lëshimi i këtyre shkeljeve të supozuara të Rregullave të Premier League, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e gjerë dhe sasinë e madhe të materialeve të detajuara me të cilat është siguruar EPL.
Klubi mirëpret shqyrtimin e kësaj çështjeje nga një komision i pavarur, për të shqyrtuar në mënyrë të paanshme tërësinë e provave të pakundërshtueshme që ekzistojnë në mbështetje të qëndrimit të tij.

Si i tillë, ne presim që kjo çështje të vendoset një herë e përgjithmonë”./Lajmi.net/