Guardiola reagon pas hetimeve të Cityt nga Premier Liga: Unë besoj te klubi

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka reaguar pas hetimeve të Premier Ligës për ekipin e tij. Sot Premier Liga nxori një deklaratë teksa njoftoi që kanë hapur një hetim ndaj Man City, pasi sipas tyre ata kanë bërë një numër të madh të shkeljeve në ligën angleze. “Në përputhje me Rregullën W.82.1 të Premierligës,…

Sport

06/02/2023 13:42

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka reaguar pas hetimeve të Premier Ligës për ekipin e tij.

Sot Premier Liga nxori një deklaratë teksa njoftoi që kanë hapur një hetim ndaj Man City, pasi sipas tyre ata kanë bërë një numër të madh të shkeljeve në ligën angleze.

“Në përputhje me Rregullën W.82.1 të Premierligës, Premier League konfirmon se ka referuar sot një numër shkeljesh të supozuara të Rregullave të Premier League nga Klubi i Futbollit i Manchester City (Klubi) tek një Komisioni sipas Rregullit W.3.4 të Premier League”, thuhet në deklaratë.

Nëse një gjë e tillë dëshmohet atëherë Man City mund të dënohen me zbritje të pikëve, apo edhe më keq me përjashtim nga Premier Liga.

Së fundmi në lidhje me situatën e krijuar ka reaguar edhe trajneri, Pep shpreh se ka besim në klubin e tij.

“Pse e mbrojta klubin dhe njerëzit? Kjo është sepse unë punoj me ta. Kur ata akuzohen për diçka, unë i pyes: “Më tregoni për këtë, ata shpjegojnë dhe unë i besoj. Nëse më gënjeni, një ditë më pas unë nuk jam këtu. Do të jem jashtë dhe nuk do të jem miku juaj. Unë besoj tek ju sepse ju besoj 100% dhe mbroj klubin për shkak të kësaj”, ishin fjalët e spanjollit.

Mbetet të shihet nëse Premier Liga do arrijë të dëshmojë për ato shkelje që thuhet se kampioni në fuqi kanë bërë./Lajmi.net/