Zyrtare: Florian Loshaj transferohet te Istanbulspor
Futbollit kosovar, Florian Loshaj është bërë sot me skuadër të re. Bëhet fjalë për skuadrën turke, Istanbulspor, që ka transferuar Loshajn nga skuadra polake Cracovias, transmeton lajmi.net. Loshaj ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare e gjysmë me skuadrën turke, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i saj, Ecmel Faik Sarialioglu. “Transferimi ynë i ri Florian…
Sport
Futbollit kosovar, Florian Loshaj është bërë sot me skuadër të re.
Bëhet fjalë për skuadrën turke, Istanbulspor, që ka transferuar Loshajn nga skuadra polake Cracovias, transmeton lajmi.net.
Loshaj ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare e gjysmë me skuadrën turke, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i saj, Ecmel Faik Sarialioglu.
“Transferimi ynë i ri Florian Loshaj u bashkua me presidentin tonë Ecmel FAik Sarialioglu. Ai ka nënshkruar kontratë 4,5 vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit.
Reprezentuesi kosovar te Istanbulspori i bashkohet disa shqiptarëve pasi aty janë edhe Jetmir Topalli, Eduardo Rroca, Valon Ethemi e Sindrit Guri./Lajmi.net/