Kategorizimi i sportistëve, listës i prijnë Distria dhe Nora Gjakova

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka mbyllur procesin për kategorizimin e sportistëve kosovarë, ku listës i prijnë të artat olimpike, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmeni. Xhudo po vazhdon të tregojë rezultate pozitive në garat ndërkombëtare, ndërsa të përfshirë në këtë kategorizim janë edhe boksierët, karateistët, mundësit dhe atletë të sporteve të ndryshme nga…

Sport

02/02/2023 15:42

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka mbyllur procesin për kategorizimin e sportistëve kosovarë, ku listës i prijnë të artat olimpike, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmeni.

Xhudo po vazhdon të tregojë rezultate pozitive në garat ndërkombëtare, ndërsa të përfshirë në këtë kategorizim janë edhe boksierët, karateistët, mundësit dhe atletë të sporteve të ndryshme nga Kosova, transmeton lajmi.net.

Lista përbëhet nga 34 sportistë, të cilët do të përfitojnë mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kryesojnë listën me nga 100 pikë, ndërsa Majlinda Kelmendi pason me 60 pikë, aq sa ka edhe Akil Gjakova.

Nga boksi, Donjeta Sadiku ka arkëtuar 60 pikë, kurse nga karate Herolind Nishevci është pjesë e këtij kategorizimi me 40 pikë.

Më poshtë i gjeni listën për vitin 2023 që përfitojnë mbështetje financiare nga MKRS./Lajmi.net/