Lando Norris thotë se duke folur për betejat e tij për shëndetin mendor në karrierën e F1 shpëtoi jetë
Piloti i McLaren, Lando Norris ka folur në lidhje me shëndetin mendor. Lando Norris beson se të folurit për shëndetin e tij mendor gjatë fazave të hershme të karrierës së tij në Formula 1 ka ndihmuar të tjerët që kanë qenë duke luftuar. Norris fitoi simpatinë e publikut kur hyri në sport si 19-vjeçar në…
Sport
Piloti i McLaren, Lando Norris ka folur në lidhje me shëndetin mendor.
Lando Norris beson se të folurit për shëndetin e tij mendor gjatë fazave të hershme të karrierës së tij në Formula 1 ka ndihmuar të tjerët që kanë qenë duke luftuar.
Norris fitoi simpatinë e publikut kur hyri në sport si 19-vjeçar në 2019-ën, duke u bërë piloti britanik më i ri i F1 në histori dhe duke u hedhur në qendër të vëmendjes.
Duke folur përpara sezonit të tij të pestë në këtë sport, Norris tha për ‘GQ’: “Ishte një zgjedhje [të flisja për shëndetin mendor], sepse kam luftuar mjaft me të në 2019 dhe 2020.
Thjesht nuk dija si ta trajtoja. E mbajta të gjitha brenda dhe më lëndoi vërtet besimin dhe vetëbesimin tim, i cili arriti në nivelin më të ulët historik.
Unë dyshova në veten time: “A jam mjaft i mirë për të qenë në Formula 1? A mund të kthehem nga kjo?
Ti kurrë nuk do t’i kënaqësh të gjithë. Ka njerëz që të mbështesin dhe njerëz që nuk të mbështesin. E di që po bëj më të mirën që mundem. Disa njerëz thanë se u kisha shpëtuar jetën. Kjo të godet shumë”.
Norris përfundoi i shtati në kampionatin e konstruktorëve vitin e kaluar, duke shënuar 85 pikë më shumë se shoku i skuadrës Daniel Ricciardo./Lajmi.net/